Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE: Shqipëria, histori suksesi! Kos: Tregues i angazhimit të qeverisë

schedule11:43 - 16 Korrik, 2025

schedule 11:43 - 16 Korrik, 2025

Progresi që Shqipëria ka bërë drejt Bashkimit Europian ka marrë jo pak vëmendje nga Brukseli përgjatë ditëve të fundit.

Në një status në rrjetet sociale, i publikuar te mërkurën, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, tha se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecin me një ritëm të paprecedentë, dhe se ky përparim është një tregues i qartë i angazhimit të qeverisë shqiptarë dhe mbështetjes së unionit.

Kryediplomatja e Brukselit ndau një video nga fjala e saj në Parlamentin Europian, ku theksoi se përfshirja e të gjithë shoqërisë do të jetë thelbësore për përmbushjen e objektivitet të Shqipërisë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027.

Përparimi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi realisht të përkushtuar për të përcaktuar një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në BE. Zgjerimi është një projekt që përfshin të gjithë shoqërinë, dhe për të arritur objektivin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027, do të nevojitet angazhim i plotë nga e gjithë shoqëria shqiptare.

Një ditë më parë, edhe Ministrja për Çështjet Europiane, Marie Bjerre, teksa i bëri thirrje forcave politike që të mbështesin planin ambicioz të qeverisë Rama, konfirmoi hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave gjatë presidencës daneze. Bëhet fjalë për Agjenda e Gjelbërt dhe Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!