Shqipëria, pjesë e sistemit euro të pagesave/ Mete: Brenda vitit, përgjigje për anëtarësimin. Sejko: 20 milionë euro kursim për ata që kryejnë trasaksione

schedule15:13 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:13 - 17 Korrik, 2024

Anëtarësimi i Shqipërisë në sistemin europian të pagesave  pritet që të arrihet  brnda këtij viti.

Gjatë raportimit në komisionin Për Çështjet Europiane  ministri i Financave Ervin Mete theksoi se qytetarët dhe bizneset do të mund të kryejnë transferta dhe pagesa sikur të ishin qytetarë të vendeve të BE-së duke pasur komisione 5-6 herë më të ulëta.

Guvernatori Gent Sejko sqaroi se përfitimet financiare do të jenë të konsiderueshme dhe  vlerësohen rreth 20 milion euro kursime që në vitin e parë të aplikimit.

Integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në SEPA,  është hapi i parë i integrimit të rajonit në tregun unik evropian.Shqipëria ka dorëzuar  aplikimin zyrtar  për anëtarësimin në SEPA në qershor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!