Eksperti Xhavit Shala në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi deklaratën e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, e cila përshëndeti armëpushimin SHBA–Iran. Shala tha se sipas tij ishte një detyrim nga ana e Shqipërisë.
“Unë edhe punën e deklaratës e quaj një detyrim që ne e kishim për ta bërë. Ne edhe Mek e morë për hatër apo me ndërhyrjen e aleatëve tanë strategjikë. Edhe kjo deklaratë nuk është bërë me iniciativën tonë është bërë me kërkesë të amerikanëve. Është edhe duke e ditur që mund të dëmtonim interesat tona, por ne kemi detyrime. Por pozicioni i sotëm është diçka normale sepse kanë reaguar shumë shtete. Dhe me të drejtë edhe po ta krahasojmë, pala që nënshkruan një marrëveshje ai është shteti…nga ana diplomatike kështu do funksionojë, duhet një palë që të nënshkruajë”, tha ai.
Gjenerali Preng Doda tha se është në interes të të dy palëve që lufta në ndalojë.
“Për momentin jam i mendimit që lufta ndalon është në interes të të dy palëve. Jetët e humbura janë gjëja që nuk kthehet më. Ndërsa sa i përket deklaratës së ministrisë për Evropës dhe Punëve të Jashtme të sotme dhe rezolutës që miratoi parlamenti, deklarata është normale. Ndërsa rezoluta dihet kush është vokacioni i shqiptarëve ndaj SHBA dhe Perëndimit. Por duhet thënë që u miratua në një formë të tillë që edhe pjesa e Parlamentit nuk qe një. Në raste të tilla nuk ka opozitë dhe opozitë, por janë qëndrime kombëtare që të përfaqësojnë me dinjitet, pavarësisht se kush parti është në pushtet. Por me rëndësi që vokacioni pro-amerikan nuk ka lëvizur”, tha ai.


