Shqipëria numrin më të lartë të azilantëve në Ballkan, Eurostat: Franca më e kërkuara

schedule16:18 - 24 Mars, 2021

schedule 16:18 - 24 Mars, 2021

Nga Erblina Mile

Izolimi nga pandemia nuk i ka ndalur kërkesat e shqiptarëve për tu larguar për një jetë më të mirë.

Sipas të dhënave të Eurostat gjatë vitit 2020 rezulton se Shqipëria ka numrin më të lartë të qytetarëve që kanë kërkuar azil në krahasim me vendet e Ballkanit.Në total janë rreth 5 mijë aplikime që janë bërë pavarësisht situatës së rënduar nga pandemia.

 

Ndërkohë që vendet e tjera të Ballkan nuk kanë më shumë se 2 mijë aplikime .Pas shqiptarëve në Ballkan renditen serbët për kërkesë azili me rreth 1700  të tilla më pas vijnë kosovarët dhe Bosnje Hercegovina.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet me numrin më të ulët të qytetarëve që kërkojnë të largohen duke aplikuar për azil.

Por në cilat shtetet kërkojnë të shkojnë shqiptarët.

Sipas Eurostat aplikimet më të shumta ose rreth 2 mijë janë bërë në Francë.Më pas renditet vendi fqinj Greqia me mbi 1 mijë aplikime dhe më pas vjen Gjermania e Italia.

Sirianët, Afganët, Venezuelianët  dhe Kolumbianët paraqitën më shumë kërkesa për azil, së bashku duke përbërë 40% të të gjithë aplikuesve të parë në Shtetet Anëtare të BE në 2020.

Në vitin 2020, ishin në total  416 600 aplikant për herë të parë që  aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, me rënie me 34% krahasuar me 2019 dhe me 21% .

Krahasuar me popullsinë e secilit Shtet numri më i lartë i aplikantëve të regjistruar për herë të parë  për azil në vitin 2020 është në Qipro

ndërsa numrat më të ulët u regjistruan në Hungari./abcnews.al