“Shqipëria nuk ka kusht të bëjë të lumtur Bashën”, Rama: Nëse nuk e do marrëveshjen, e heqim

schedule13:51 - 15 Korrik, 2020

schedule 13:51 - 15 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama tha se koalicionet nuk do të ndalohen. Gjatë fjalës së tij kryeministri iu përgjigj deklaratës së liderit të opozitës Lulzim Basha i cili u shpreh se me ndryshimet kushtetueseve dhe heqjen e koalicioneve marrëveshja është hedhur në kosh.

Rama u përgjigj duke i thënë se nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen, ai prano që ta heqin. “Nuk i kanë vënë kushte Shqipërisë të bëjnë të lumtur Lulzim Bashën dhe as të marrë pëlqimin e Lulzim Bashës për nismat që ndërmerren”, u shpreh ai.

Në konferencën me gazetarët, Rama tha se Wadephul ishte i njëanshëm duke mbajtur anën e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Lexo edhe: Rama: I zhgënjyer nga reagimi i Wandephul, miku i Bashës dhe i imi po mban krahun e opozitës

“Dua të merrem me thelbin për tu sqaruar me të gjithë. Qofshin shqiptarët që e mirëpresin hapjen  e listave qofshin edhe miqtë dhe partnerët. Më vjen keq për faktin se në deklarimin e djeshëm vihet në pikëpyetje perspektiva evropiane e Shqipërisë. Nuk i kanë vënë kushte Shqipërisë të bëjnë të lumtur Lulzim Bashën dhe as të marrë pëlqimin e Lulzim Bashës për nismat që ndërmerren.

Shqipëria nuk mund të gjykohet dhe nuk duhet të gjykohet mbi bazën e anësive politike. Por duhet të gjykohet mbi bazën e fakteve. Nuk jam penduar dhe as nuk pendohem që  e pritëm në pafundësi opozitën jashtëparlamentare gjë që e shtyu shumë procesi dhe që më ne fund bëmë një marrëveshje me të, duke i dhënë gjithçka kërkoi.

Lexo edhe: Rama: Nuk po hiqen koalicionet, po demokratizojmë votën, Marrëveshja s’na ndalon të shkojmë përtej

E kam thënë, qëllimi ynë ishte depolitizimi i menjëhershëm. Por falë ndihmës së zoti Johann Wadephul marrëveshja u krye dhe në dakordësi me partnerët e shpërfillem rekomandimin bazë të OSBE OHDIRIT që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Unë nuk pendohem, por faktet janë të rëndësishme. Po ashtu me rëndësi është të gjykojmë mbi produktin dhe të gjykohemi për produktin dhe jo për fjalët apo mbi nivelin e pakënaqësive të një aktori politik.

Besoj që është koha që të gjithë të shikojnë faktet dhe të lënë menjë anë paragjykimet apo dezinformimin. Të shikojnë faktet se çfarë po bën Shqipëria. Shqipëri po i jep popullit të vet mundësinë të ketë më shumë zë.

Po heq koalicionet? Jo, – po krijon një kuadër ku koalicionet do të funksionojnë si çdo vend të Evropës dhe jo si një rrap pas Dushkut. Si mund të kemi një sistem ku vetëm në Tiranë të kemi 3 mijë kandidatë në Yzberisht. Dhe ata që marrin vota për nja parti ia çojnë votës partisë tjetër. Kaq po bën Shqipëria. Dhe nëse ka diçka që nuk përputhet me standardet jam i gatshëm të dëgjoj. Por nuk është standard pëlqimi apo mospëlqimi i Lulzim Bashës apo i PD.

Kërcënimi se ose si themi ne, ose kë do bëhet nami nga ana e partisë jashtëparlamentare, nuk funksionon.  

Unë kam shumë respekt ndaj të gjithë partnerëve tanë. Ka momente që nuk jemi dakord dhe këto duhet ti diskutojmë”, tha Rama./abcnews.al/ 

KRYESIA E KUVENDIT – Mbi draftin e sapomiratuar në Komisionin e Ligjeve me votat e shumicës socialiste, në respekt 100% të marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare dhe për “PËRSETË" e tjera të procesit të Reformës Zgjedhore😊

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 15. Juli 2020