“Shqipëria një hap larg realizimit të një ëndrre të vjetër” Rama: Së shpejti bëjmë publik programin e PS

schedule14:35 - 17 Mars, 2025

schedule 14:35 - 17 Mars, 2025

Rama: Shqipëria sot është një hap larg realizimit të një ëndrre shumë të vjetër. Nuk ka patur BE në kohë e Skënderbeut apo Ismail Qemalit por gjithmonë ka patur një prirje të brendshme të shqiptarëve për të parë në perëndim, për të qenë pjesë e europës, me gjithcka ajo përfaqëson. Rrënjët tona i përksain pellgut të civilizimit europian. Nëse nuk do kishim program, objektiva nuk do ishim sot në kushtet që ti merrnim BE dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda 2027.

Ka disa që thonë s’jeni future në BE se jeni hajdutë, kush flet kështu nuk e ka idenë për cfarë flet, por I duhet vënë parasysh fakti se fqinjët tanë kanë më shumë vite që presin dhe janë shumë pas nesh sot. Serbia ka 11 vjet me negociata të hapura. Mali i Zi po aq në mos më shumë. Ne I kemi hapur vjet, na kanë marrë zvarrë me veto politike, por ne kemi bërë gjithmonë punën. Iu kam thënë se ne do bëjmë punën njësoj sikur ti kishim hapur negociatat. Kemi marrë harkun më të shkurtër kohor për të mbyllur negociatat. Sot të gjithë në BE e thonë me gojën plot se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër. Këto lidhen me fakte të punës së përditshme.

Kemi dhënë një provë të fortë me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit. Të gjitha së bashku përbëjnë bazën e rritjes dhe fuqizimit ekonomik të Shqipërisë. Në Shqipërinë 2030 duam të bëjmë hapa shumë më të mëdhenj dhe janë të mundur, janë vendosur shumë baza, dhe janë thyer shumë tabu. Shqipëria nuk është më vendi që të shihnin me dyshim të madh. Ne do e ndajmë me publikun edhe këtë pjesë të objektivave për pagat, pensionet, strehimin, biznesin. Ndaj edhe pak durim dhe do ju tregojmë saktësisht ato që kemi.

Një gjë është e sigurtë, nesë sot ne kemi sipas INSTAT, një pagë mesatare të përgjithshme 830 në Republikën e Shqipërisë, kjo është një shifër shumë kuptimplotë në pozicionin ku ndodhemi. Pagat e mësueve, mjekëve, ushtarakëve do të rriten më tutje, nuk ka se si. Për nivele të caktuara jemi konkurues me bankat. Cdo pagë që rritet është lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, rriten të ardhurat nga sigurimet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!