Shqipëria ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Tabaku: Siguria kombëtare ka mbetur në duart e patronazhistëve

schedule14:28 - 7 Shtator, 2022

schedule 14:28 - 7 Shtator, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, i cili fshihej pas sulmeve kibernetike në Shqipëri.

Tabaku bën thirrje që provat e reja të paraqiten parta parlamentit dhe Komisionit të Sigurisë dhe thotë se qeveria duhet të marrë masa serioze për të rritur sigurinë.

Reagimi i plotë:

Sulmi kibernetik që goditi vendin gjatë verës është një mesazh i qartë dhe tregues i vulnerabilitetit tonë dhe njëkohësisht vuri në provë sigurinë tonë kombëtare.

Miliona dollarë janë shpenzuar nga buxheti për sigurinë kibernetike nga AKSH ndërsa rezultatet lënë për të dëshiruar.

A duhet të kishim dikë përgjegjës?

Provat e reja të bëra publike duhet t’i raportohen Parlamentit dhe veçanërisht Komisionit të Sigurisë.

Për më tej masat duhet të merren nga qeveria për të rritur sigurinë kibernetike, masa serioze jo të ngjashme me prokurimet që sollën këtë situatë.

Në epokën e digjitalizimit një vend i NATO nuk mund të tolerojë në raste të ngjashme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Fatkeqësisht sulme të tilla vijnë edhe si pasojë e një kulture të mbrapshtë që partia/shtet ka instaluar.

Shqiptarët janë viktima të daljes së të dhënave personale të rrogave, targave të makinës dhe preferencave politike për interesa elektorale.

Papërgjegjshmëri të tilla e lehtësojnë punën e hakerave që jo rrallë kanë dhe ndihmën e një qeverie të papërgjegjshme dhe korrupte. Duke na rrezikuar dyfish sigurinë kombëtare që ka mbetur në duart e patronazhistëve! /abcnews.al