Jashtë gjithçka ka ngrirë në Shqipëri. Temperaturat janë ekstreme si pasojë e të ftohtit polar.
Në Korçë, ARRSH thekson se temperaturat mbrëmjen e sotme kanë arritur deri në -11 gradë. Për momentin akset kryesore janë të hapura. ARRSH ka disa këshilla për drejtuesit e makinave.
“Në aksin Korçë-Dardhë vazhdon puna me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi temperatura është -11.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore” mbyllet njoftimi i ARRSH-së./ Abcnews.al