Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Nesho: Partia e Lirisë mbështet qeverinë, vendim i drejtë por i vonuar

schedule14:24 - 7 Shtator, 2022

schedule 14:24 - 7 Shtator, 2022

Zëvendës Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ambasador Agim Nesho ka reaguar për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Iranin, si pasojë e sulmit kibernetik që Irani bëri ndaj Shqipërisë më 15 korrik të këtij viti.

Nëpërmjet një deklarate, Nesho thotë se Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka pasur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Lexo edhe: SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë

Sakaq ai thekson se që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

Lexo edhe: Sulmet kibernetike, Qeveria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ambasada 24 orë afat të largohet nga Shqipëria

Reagimi i plotë

Deklaratë e Zëvendës Kryetarit të Partisë së Lirisë, Ambasador Agim Nesho.

7 shtator 2022

Qeveria shqiptare sot konfirmoi për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si rezultat i sulmit kibernetik ndaj vendit tonë kohët e fundit.

Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve tona, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka patur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Ne mendojmë, që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

Partia e Lirisë, mendon që ngjarjet e fundit duhet të sjellin reflektim në qeverisje dhe thekson rëndësinë e qartësisë në politikën e jashtme që i duhet Shqipërisë për përshpejtimin e procesit të integrimit europian.

Sulmit masiv kibernetik goditi  më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit në vendin tonë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!