Momenti i madh u la pas. Sado e madhe dhe e rëndësishme fitorja në Serbi, kombëtarja shqiptare e ka kaluar menjëherë vëmendjen tek ndeshja e radhës, dhe kjo është miqësorja e sotme ndaj Jordanisë në “Arenën Air Albania”.
Në sfidën që do të nisë në orën 19:00, trajneri Silvinjo do të ketë rastin për të provuar lojtarë të tjerë, po ashtu skema dhe aksione për aq sa të lejoh koha prej pak ditësh që ekipi kombëtar qendron I grumbulluar.
Në portë, sipas të gjitha mundësive, do të jetë Dajsinani.
Në mbrojtje titullar në krahasim me repartin standard mund të mbetet vetëm kapiteni Gjimshiti ose edhe Mitaj, ndërsa tre të tjerët do të jenë të tjerë, Cake në qendër, si dhe Balliu në të djathtë.
Në mesfushë, Asllanit do t’i jepen sërish minuta dhe rëndësi, pasi pritet titullar, ndonëse në krah të tij do të jenë dy lojtarët e Leçes në Serinë A, Ramadani e Medon Berisha.
Në sulm, titullarët pritet të jenë të gjithë të tjerë dhe reparti mendohet të përbëhet nga Asani në të djathtë, Hoxha në të majtë dhe Mirlind Daku në qendër.
Shqipëria ka luajtur vetëm një herë më parë me këtë rival, pikërisht në 10 tetor 2018, kur trajner ishte Kristian Panuçi, dhe përfundimi ishte barazim pa gola./abcnews.al

