Për herë të parë flamuri shqiptar ngjitet në podiumin e një kampionati botëror skish. Lara Colturi ka triumfuar e dytë mes 75 konkurrentëve. Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në “ABC News”, Elvis Toçi, president i Federatës shqiptare të Skive foli për fitoren e Lara Colturi, e cila arriti një rezultat të jashtëzakonshëm.
“Shqipëria nuk ndalon këtu në botën e skive. Lara jeton në një zonë ku jetojnë edhe skiatorët tonë. Unë kam kontaktuar Danielën rastësisht, për të ardhur, pasi Shqipëria nuk ka një traditë në këtë sport. Ardhja me Shqipërinë është një fat. Italia në këto gara nuk ka ndonjë garuese specifike. Edhe spikeri e tha, “Sot është dita e Shqipërisë”. Por unë dua të them që gjithë këta të huajt që kanë zgjedhur të konkurrojnë për Shqipërinë janë një vlerë e shtuar e vendit tonë. Por kur është një gjë e mirë të gjithë duan ta marrin, por ne pse duhet të kemi kaq komplekse. Larën e kemi marrë 14 vjeç dhe kemi disa kontribute, edhe pse modeste. Ajo skuadër me nivel aq të lartë po ecën në një rrugë dhe formati është për të menduar si kampion botë. Lara nuk ka konkurruar ndonjëherë për Italinë, pra është produkt i jonë dhe ne duhet të jemi shumë krenar”, ka thënë më tej ai.
/abcnews.al/