Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria nën ujë/ Perfekti i Qarkut Korçë: Jemi në kushtet e një emergjence të shtuar

schedule20:30 - 7 Janar, 2026

schedule 20:30 - 7 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin prej dy ditësh kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, duke rikthyer në vëmendje problematikat e menaxhimit të situatave emergjente. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, bëri një pasqyrim të situatës në juglindje të vendit, duke theksuar se sasia e reshjeve ka qenë jashtëzakonisht e lartë krahasuar me mesataren shumëvjeçare.

Sipas tij, ndonëse Korça është ndër qarqet me intensitetin më të madh të reshjeve në 24 orët e fundit, relievi malor ka ndihmuar që përmbytjet të mos shkaktojnë dëme të rënda, ndërsa nënvizoi nevojën për një qasje më parandaluese dhe shumëdimensionale në menaxhimin e rreziqeve natyrore.

“Në dy situatat e fundit aktuale dhe të nëntorit të 4-5 ditëve, kur kemi patur reshje edhe qyteti ynë që ka pasur karakteristika shumë të veçanta në dimër, me situatën e borës, ka ndryshuar si pasojë e ndryshimeve natyrore. Për statistikë, në ditët e nëntorit për ato katër ditë në Korçë, sasia e reshjeve të rëna ka qenë sa gjysma e asaj shumëvjeçare.



Ndërkohë që vetëm në 24 orët e fundit, qarku i Korçës është klasifikuar si qarku me intensitetin më të lartë të reshjeve në qark, dhe ka përfaqësuar 24 orëshi 1/10 e shumës së reshjeve shumëvjeçare, por duke qenë se Korça ka qenë një reliev malor dhe me tendencë ulëse, ka qenë e favorizuar që përmbytjet të mos shkaktojë dëmtime të rënda. Por, jemi në kushtet që ky fokus dhe kjo vëmendje duhet ridimensionuar. Unë mendoj që në rastin e Korçës nuk është situata për emergjencë civile, por mendoj që me një infrastrukturë dhe me një logjistikë dhe një vëmendje parandaluese shumë aspekt duhet të adresohen në të ardhmen në mënyrë më të butë. Duhet të pranojmë që fokusi i Mbrojtjes Civili nuk duhet të jetë i një dimesionalizuar te zjarri apo bora dhe përmbytja, por duhet të jetë i shumë dimensionalizuar”, tha  Nertil Jole.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!