Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria nën ujë/ Ambasada Amerikane: Shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes! Po monitorojmë përmbytjet në vend

schedule16:36 - 8 Janar, 2026

schedule 16:36 - 8 Janar, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se po vijon të monitorojë situatën e përmbytjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në zonat e rrezikuara.

Sipas njoftimit, situata e përmbytjeve po përkeqësohet, ndërsa disa zona në vend janë vendosur nën urdhër evakuimi. Ambasada paralajmëron se përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim dhe se reshjet e shiut mund të sjellin mbyllje rrugësh, si pasojë e vërshimeve të ujit apo rrëshqitjeve të dheut.

Autoritetet u rekomandojnë shtetasve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të ndjekin udhëzimet e institucioneve vendore dhe të shmangin udhëtimet në zonat e rrezikuara. Ata që kanë nevojë për ndihmë ose informacion shtesë mund t’i drejtohen kanaleve zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.  / abcnews.al/ 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!