Shqipëria nën sulm, reagon kryeministria. Kush po tenton “pushtimin” kibernetik të vendit?

schedule12:46 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:46 - 17 Korrik, 2022

Krahas AKSHI-t, vetë Kryeministria ka dalë me një njoftim për shtyp në lidhje me sulmin kibernetik që është duke ndodhur ndaj Shqipërisë gjatë orëve të fundit. Kryeministria bën me dije se për momentin, me qëllim mbrojtjen e të dhënave janë mbyllura deri në neutralizimin e sulmit.

Mësohet se kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

“Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”, bën me dije kryeministria.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sulm të mirëorganizuar, të tipit Ramsomware, i cili është realisht shumë i rrezikshëm. Mbetët për t’u parë se nga cili shtet apo organizatë kriminale e ka burimin ky sulm ndaj Shqipërisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!