Shqipëria prej dy ditësh ndodhet në pushtetin e ujit me përmbytje masive si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Gëzim Noni, përfaqësues i ARRSH-së, ka theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të infrastrukturës rrugore për të përballuar situatat e emergjencës. Ai njoftoi se ekipet janë në terren dhe po ndërhyjnë për të siguruar funksionimin e rrugëve pa bllokime, ndërkohë që rrugët nuk kanë problem madhor në aspektin e funksionimit.
“Situata për shkak të reshjeve është problematike, por duhet të themi modestisht se rrugët nuk kanë ndonjë problem madhor në aspektin e funksionimit. Nuk kemi bllokime apo shkarje masive, falë masave të marra në kohë.
Në terren ka shumë grupe dhe mjete; më parë një flotë e tillë për mirëmbajtje ishte e paimagjinueshme. Më parë shkonin fadromat për të pastruar borën, sot shkojnë borepastrueset.” , tha Noni. / abcnews.al/


