Artur Ribaj Ekspert bankar, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, foli për sistemin SEPA, përfitimet për qytetarët dhe bizneset.
Gjatë intervistës, ai shpjegoi se SEPA është një arritje shumë e mirë dhe se kursen kohë dhe para për qytetarët dhe bizneset.
“Shqipëria prej shumë vitesh është në tregjet e transferimit të parave dhe ka kryer transferime parash prej shumë kohësh, ndërkohë që janë kryer me kosto më të larta, me ditë vonesa më të gjata. Flasim për një rrjet global të transferimit të parave. Në rastin e SEPA-s punë është shumë e mirë dhe një arritje shumë e madhe, e realizuar, për të pasur parasysh që kemi transferta të parave brenda këtij komuniteti europian sepse janë dy kushte kryesore për t’u plotësuar. Si marrësi dhe dërguesi duhet të jenë nga këto vende anëtare të SEPA…Në krahasim me më parë; sot ky lloj sistemi dhe është arritje shumë e mirë sepse kursen kohë dhe para për dërguesit, por edhe marrësit. Pasi në të dy krahët shpesh janë aplikuar komisione. Në këtë rast kemi reduktimin e kohës”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/

