Shqipëria në shënjestër! Eksperti i sigurisë kibernetike në Abc Live: Janë paguar shumë para, qëllimi i organizatorëve

schedule12:17 - 20 Korrik, 2022

schedule 12:17 - 20 Korrik, 2022

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj than ë Abc Live se Shqipëria është nën një sulm të mirëorganizuar kibernetik prej disa ditësh. Ai theksoi se bëhet fjalë për një sulom që kushtin shumë dhe nuk bëhet nga privatë, por nga shtete jo miqësore ndaj vendit tonë.

Semanaj theksoi se bëhet fjalë për diçka të paprecedent për vendin tonë dhe se ata që e kanë organizuar kanë qëllime të mëdha.

Sulmi vijon prej disa ditësh dhe është shumë dimensional. Fillimisht u sulmuan sistemet online të vendit dhe më pas qytetarët morën SMS të çuditshme në celularët e tyre duke kërkuar që të reagonin ndaj qeverisë, etj. Dua të them se sulme të tilla nuk organizohen lehtë. Janë sulme të mirëpaguara, të miraorganizuara dhe të mirëkoordinuara”, tha Semanaj në Abc Live duke shënjestruar shtete jo mike të Shqipërisë.

Sa i përket SMS-ve të çuditshme që morën shumë qytetarë shqiptarë mbrëmë, Semanaj tha se ky ishte një dimension tjetër i sulmit, i cili kërkon që të shkaktojë pasiguri dhe kaos te qytetarët.

Bëhet fjalë për mesazhe të dërguara nga sisteme nga persona që kanë qëllime të caktuara. Fati ynë i keq është se të dhënat tona janë në duart e personave të pautorizuar dhe tashmë çdokush di shumë gjëra për qytetarët shqiptarë”, tha Semanaj.

Po e lehtësoi dalja e të dhënave të qytetarëve gjatë vitit të fundit këtij sulmi? Semanaj thotë se ata që organizuan një sulm kibernetik të kësaj natyre ndaj sistemeve online të qeverisë shqiptare nuk kanë nevojë për të dhënat.

Dalja e të dhënave i shërbeu dërguesve të mesazheve dhe propaganduesve, por sulmi aktual është diçka tjetër. Të dhënat tona nuk dolën prej një hakerimi na jashtëm por dolën nga administrata jonë këtu”, tha au.

Kapacitetet tona janë të kufizuara që të rezistojë përballë sulmeve të tilla, megjithatë është e vështirë të përballesh me sulme të tilla edhe kur je një shtet i fortë”, shtoi ai duke shtuar se fati ynë i madh ishte që nuk u shkatërruan sistemet dhe situata mund të ishte më e vështirë.

Edhe website të rendësishme mbi mbrojtjen kibernetike e cilësojnë sulmin kibernetik në Shqipëri një sulm të paprecedent. “Kemi ndërhyrje të aleatëve tanë për mbrojtjen e sistemeve tona”, tha Semanaj duke shtuar se pati një mbrojtje të mirë në këtë rast. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!