“Shqipëria, në rrugën e duhur”, Gjermania përgëzon Tiranën për impenjimin në Procesin e Berlinit: Vendet e Ballkanit të mos bëjnë hapa pas

schedule15:48 - 6 Korrik, 2023

schedule 15:48 - 6 Korrik, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf  mirëpret angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar me lideret e rajonit ne kuadër te samitit te radhes se Procesit te Berlinit qe mbahet kete vjeshte ne Tirane.

“Është kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u përqëndruar dhe angazhuar për përgatitjen e takimit të ministrave dhe procesit të Berlinit që do të mbahet këtë vit. Por pronësia e këtij procesi që synon ta marrë përsipër për këtë vit Shqipëria, apo rajoni në tërrësi, mendoj që është diccka vërtet e rendësishme dhe është shprehje e iniciativës që ka marrë kryeministri për tu takuar me homologët e vet në rajon. Të gjitha përqëndrimet e përpjekjeve këtë vit janë të duhurat.”

Nisur nga zhvillimet e fundit ne ballkan, vecanerisht ato ne Kosove, diplomati gjerman iu ben thirrjeve vendeve te rajonit te mos behen hapa pas.

“Do të doja që të gjashta vendet nuk do të duhet ti lejonin vetes hapa pas sepse hapat pas, duke konsideruar dhe situatën në botë, do të ishin vërtet hapa negativë. Por mund të them se forumi i procesit të Berlinit ka arritur shumëccka në këtë drejtim, prej 2014 ka bërë që qeveritë të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike dhe madje kjo është përsëritur prej zotit Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë do të thoja që shfrytëzojeni këtë mundësi që ju jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit.”

Nga Korca ku mori pjese ne përkujtimin e 80-vjetorit te masakres se Boroves, Ambasadori i Gjermanise garantoi se vendi i tij edhe permes procesit te berlinit do te jete krah Shqiperise per ta ndihmuar e mbështetur në rrugën e anëtarësimit drejt BE.