Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria në pushtetin e flakëve/ Bilanci i fundit: 24 vatra aktive zjarri, një viktimë dhe mbi 10 mijë forca në terren

schedule10:54 - 13 Gusht, 2025

schedule 10:54 - 13 Gusht, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 64 vatra zjarri në Shqipëri, prej të cilave 24 janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca të emergjencave janë angazhuar në terren, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar gjatë gjithë natës. Ndërhyrja po kryhet në bashkëpunim me helikopterë dhe forca të specializuara në zonat më të rrezikuara si Gramsh dhe Delvinë.

Situata më problematike:

  • Delvinë: Zjarri ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq. Në fshatin Vllahat po ndërhyhet nga ajri me helikopterë të huaj.
  • Finiq: Flakët vijojnë të përhapen nga Syri i Kaltër deri në malet e Gjerës dhe Sopotit.
  • Gramsh: Zjarri në Kullollas dhe Skënderbegas ka shkaktuar dëme dhe një viktimë. Puna për shuarjen vazhdon, përfshirë ndihmën ajrore.
  • Tepelenë: Në Turan, zjarri është përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur stalla dhe kafshë.
  • Shkodër: Në Xeth, vatra po mbahet nën kontroll nga forcat pyjore dhe zjarrfikësit.
  • Tiranë: Vatrat në Arbanë dhe Kryevidh të Rrogozhinës janë nën monitorim, me djegie të konsiderueshme të tokës dhe dy shtëpish të pabanuara.
  • Korçë: Ndërhyrja është e vështirë në Gërmenj për shkak të terrenit të vështirë dhe shpërthimeve municionesh.

Sipas të dhënave meteorologjike, temperatura të larta dhe erëra të forta priten në orët e mesditës, duke rritur rrezikun për përhapjen e zjarreve. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të raportojnë çdo vatër të re menjëherë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!