Shqipëria në objektivin e kamerës/ Ndahen çmimet e konkursit ndërkombëtar të Fotografisë dhe videove

schedule13:54 - 25 Prill, 2025

schedule 13:54 - 25 Prill, 2025

Rikthehet për të dytin vit radhazi Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë dhe Videove.

“Wanderlust in Albania 2 ”, i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Trizmit në bashkëpunimin me Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vjen si një mundësi për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë nga veriu në jug, përmes syve të vizitorëve. Ata kanë sjellë fotografi dhe video rëls që kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre në Shqipëri.

Fotografë dhe videografë, profesionistë por dhe amatorë nga Shqipëria dhe 36 vende të botës sollën edhe këtë edicion, imazhe dhe filmime, duke treguar përmes objektivit të kamerës natyrën dhe trashëgiminë kulturore e historike të Shqipërisë. Në konkurs morën pjesë edhe qytetarë nga vende të largëta si: Mauritius, Kolumbia, Uruguaj, Indonezia dhe të tjera.

“Imazhe që tregojnë bukuritë e natyrës shqiptare. Ky ishte dhe qëllimi i këtij kompeticioni. Ne dëshiruam që të promovojmë Shqiperinë përmes fuqisë se artit vizual, pikërisht nga vetë vizitorët.”

Në konkurs u paraqitën 800 fotografi dhe 100 video rëls të përzgjedhura, të cilat do t’i shtohen fondit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe do të përdoren në materialet promocionale të Shqipërisë turistike duke përfshirë revista, albume, fletë informuese, broshura si dhe spote publicitare.

Fituesit u nderuan për kontributin e tyre në promovimin e Shqipërisë turistike me 40 çmime speciale.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!