Shqipëria, në krah të Ukrainës: Më 28 shkurt zhvillohet samiti Ukrainë-Ballkani Perëndimor

schedule13:12 - 24 Shkurt, 2024

schedule 13:12 - 24 Shkurt, 2024

Ukraina bën 2 vjet nën sulmin rus, të nisur mëngjesin e 24 shkurtit, të 2022. Shqipëria ishte ndër vendet që u reshtua në krah të saj që prej fillimit. Edhe në këtë 2 vjetor të nisjes së sulmit, krerët e vendit përcollën mesazhe në mbështetje të Ukrainës.

“Dy vjet nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.

Ukraina sot është ndërgjegjja jonë. Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik. Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universal”

 Pa provokim, pa justifikim, Ushtria Ruse nisi një pushtim kundër një kombi sovran dhe të pavarur në Evropë, diçka që kontinenti ynë nuk e kishte pare që nga Lufta e Dytë Botërore, reagoi ministri i Jashtëm, Igli Hasnai. Në këto vite agresioni, Shqipëria drejtoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që më shumë se çdo temë tjetër trajtoi silmin ndaj Ukrainës dhe se si vendet duhet të reagonin.

“Jam krenar për rolin që Shqipëria kaluajtur në mbështetje të Ukrainës, përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë. Jam, veçanërisht, krenar për rolin që Shqipëria ka luajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën dhe për të izoluar dhe dënuar Rusinë në luftën e saj të paligjshme”

Sipas kryediplamitit shqiptar, vendi ynë ka bërë çdo përpjekje për të mbështetur Ukrainën.

“Ne kemi bërë maksimumin për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj, edhe sepse kuptojmë se lufta e tyre është një luftë për sigurinë e Evropës dhe sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Çdo gjë tjetër, do të inkurajonte çdo diktator dhe komb mashtrues në botë që të ndjekë rrugën e Vladimir Putin, duke e zvogëluar kështu ligjin ndërkombëtar në ligjin e xhunglës”

Kjo luftë, shprehet ministri i Jashtëm, ka ndikuar seriozisht dhe në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë. Kjo është arsyeja përse më 28 shkurt, do të organizohet në Tiranë, Samiti Ukrainë – Ballkani Perëndimor. I pranishëm do të jetë dhe Presidentit Volodimir Zelensky./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!