“Shqipëria në kaos”, Berisha flet për italianen “Il Messagero”: Rama të mësojë nga protestat ose do ketë fund të tmerrshëm

schedule14:01 - 18 Shkurt, 2020

schedule 14:01 - 18 Shkurt, 2020

Në një intervistë për italianen “Il Messangero” ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë duke thënë se janë dy kryeqytytet që protestojnë: “Karakas kundër Maduros dhe Tirana kundër Edi Ramës.”

Më tej ai shton se opozita ka bërë çdo lëshim që mundej dhe ka pranuar të gjitha marrëveshjet e mundshme të firmosura në maj të 2017-ës. Por sipas tij ka qenë Rama ai që i ka shkelur, dhe për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen dhe ti lërë vendin një qeverie tranzicioni që i ndalon të menaxhojë dhe të manipulojë procesin e votimit.

Më tej e përditshmja italiane e përshkruan Berishën si liderin historik të Partisë demokratike, i cili ka qenë lideri më jetëgjatë në Shqipëri pas Enver Hoxhës.

I pyetur për arsyet e protestës Berisha shprehet se protesta u bë kundër narkoshtetit që drejton Shqipërinë, por arsyeja më e madhe është ajo e shkeljes së rregullave elektoraleve.

Berisha shkon dhe më tej duke thënë se me Ramën në pushtet nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja është e ashpër, thekson Berisha, por protestat janë një mësim të cilin Rama duhet ta kuptojë, përndryshe do të ketë ditë të vështira dhe fundi i tij do të jetë i tmerrshëm: Njerëzit mund ta vrasin, do ta hedhin në lumë.

Dhuna e përdorur në protestën e së shtunës u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas ish kryeministrit dhuna e vërtetë është shkelja e të drejëts së votës dhe tashmë nuk ka më kthim prapa pasi situate është kritike.

Duke këmbëngulur se dalja e tij nga skena politike është pa lthim, Berisha premton se do të bëjë cdo gjë që shqiptarët të votojnë si qytetarët europianë, pasi aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Europë me një gjysëm diktaturë si në Venezuelë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!