Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmirësohet situata e zjarreve/ Shuhen flakët në Delvinë dhe Gramsh, vatra të vogla në pyje

schedule11:10 - 14 Gusht, 2025

schedule 11:10 - 14 Gusht, 2025

Pas përpjekjeve intensive të mijëra forcave të emergjencave situata nga zjarret në vend te enjten sipas ministrisë së mbrojtjes   paraqitet  më e stabilizuar.

Në Delvinë vijon puna për fikjen e flakëve në vatrën e  Syrit të Kaltër. Zjarri vazhdon të jetë  aktiv në lartësitë e Malit të Sopotit dhe në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq të Finiqit.   Në fshatin Kuç të Vlorës flakët vijojnë në një sipërfaqe me shkurre dhe pyje.  Një vatër zjarri është  shfaqur dhe në fashtin Brataj.  Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në Hormovë të  Tepelenës.

Që në orët e para të mëngjesit  ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një zonë pyjore  fshatin Kullollas dhe Kodovjat të Gramshit.

Zjarrëfikësve dhe forcave të armatosura I kanë shkuar në ndihmë dhe një helicopter çek dhe një sllovak.

Flakët janë të pranishme  gjithashtu  në sipërfaqe me shkurre në  fshatin Mukaj dhe Sojnik por nuk paraqesin rrezik për banesat.

Në fshatin Plashnik të Poliçanit ku  për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit dhe erës së fortë  një ditë më para u rrezikuan banesat dhe u evakuan 20 banorë  në ndihmë të forcave tokësore kanë shkuar   2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe si dhe 2 helikopterët që operonin në bashkinë Gramsh.

Ndërsa në  fshatin Vokopolë vatra e zjarrit ka qenë me intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.

Vatra e zjarrit midis qytetit të Poliçanit dhe fshatit Mbrakull vazhdon, por situata ka qenë e qetë dhe nën kontroll nga forcat zjarrfikëse

Forcat zjarrfikëse po mbajnë në monitorim dhe vatrën e zjarrit në afërsi të fshatit Val në Bulqizë.

Zjarri në territorin e kësaj bashkie është zhvilluar në disa vatra, por me intensitet të lartë në zonë me pyjore.

Aktive vijojnë te jenë vatrat e zjarrit dhe në  “Malin e Bërzhitës” në fshatin  Ibë por dhe në Vaqarr.

Zjarrfikësit arriten të mos lejojnë përhapjen e tyre në zonën e banuar por për shkak të terrenit të vështirë  nuk mundën ti fikin plotësisht.

Puna për shuarjen e zjarrit po vijon dhe në  fshatrat Spanesh dhe Kazie, të Rrogozhinës.

Zjarr ka rënë dhe në Parkun Natyror Korab-Koritnik ku vazhdon angazhimi i forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Në fshatin Gërmenj të Kolonjës ku një ditë më para pati shpërthime të municioneve që ndodheshin në perimetrine e vatrës së zjarrit forcat operacionale po hapin rrugën  dhe brezat e sigurisë kundër zjarrit.

Nga  57 vatra zjarri raportuar 24 orët e fundit  në të gjithë vendin 29 janë ende  aktive. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!