Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin evropian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj falenderon kombëtaren për emocionet dhe kualifikimin e merituar.
“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024”, shkruan Begaj në Facebook.
Shqipërisë i duhej vetëm një pikë për t’u kualifikuar dhe zyrtarisht, kombëtarja preu biletën për në evropian, pas barazimit 1-1 të arritur në Kishinau të Moldavisë./abcnews.al