Ministri i jashtëm igli Hasani ndodhet në neë York në takimin e Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në javën e nivelit të lartë të asamblesë Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë.
Shqipëria, përmes Kryediplomatit Hasani do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore. Gjithashtu, Ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.
Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore./abcnews.al