Shqipëria ndryshe sipas amerikanëve/ Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Ka një boom të rritjes ekonomike!

schedule20:18 - 16 Shkurt, 2024

schedule 20:18 - 16 Shkurt, 2024

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Grant Van Cleve në emisionin “Sheshi i Dollarit”ABC News u shpreh se Shqipëria ka parë një boom të rritjes ekonomike dhe se situata ka ndryshuar prej shumë vitesh.

“Ka pasur shumë ndryshime në infrastrukturë. Më profesionistë në vendin e punës. Mundësi që të ndjekin projekte deri në fund, pra ka pasur ndryshime serioze. Edhe nga 2010 janë bërë shumë ndryshime që shihen nga të gjithë”, tha ai.

Megjithatë ai shtoi se ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se Shqipëria është partnere strategjike e SHBA.

“Ka një ndryshim edhe në drejtësi. Un them që indeksi duhet të jetë më lart pavarësisht ndryshimeve për mirë. Reformat e ndërmarra nga qeveria kanë përmirësuar investimet, por ne presim më shumë ndryshim”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!