Shqipëria po performon me një model të ri ekonomik. Nga pasiguria e “piramidave” pas regjimit komunist, varësia nga paratë e emigrantëve e deri te të ardhurat në shifra rekord nga turistët e huaj që shfaqin interes për historinë, traditat, kulturën dhe bukuritë e vendit. Revolucioni i sektorit bankar në dekadat e fundit mbetet ndër kryesoret për zhvillimin e ekonomisë.
Megjithatë, paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit gjatë këtij viti ka ndryshuar disa ekuilibra.
Dalja nga lista gri e ‘Moneyval’ shënon një tjetër hap kyç për rritjen e besueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë në sektorin bankar.
Përfaqësuesit e industrisë thonë se kushtet janë plotësuar prej kohësh në bazë të standardeve ndërkombëtare./abcnews.al