Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria mirëpret Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit/ Spiropali: Samiti, në një moment domethënës për vendin tonë

schedule21:36 - 5 Tetor, 2025

schedule 21:36 - 5 Tetor, 2025

Shqipëria është mikpritësja e radhës e Samitit dyditor të Procesit të Brdo-Brijunit, i cili do të zhvillohet në datat 5 dhe 6 tetor 2025 në Golem.

Samiti mbledh në Tiranë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të dy shteteve themeluese të këtij procesi, Kroacisë dhe Sllovenisë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të përshpejtuar integrimin europian të rajonit dhe për të adresuar sfida të përbashkëta.

Në prag të zhvillimit të samitit, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, e cilësoi këtë takim si një moment domethënës për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin.

“Mirëpresim krerët e shteteve të Procesit të Brdo – Brijunit në Shqipëri. Ky samit zhvillohet në një moment të rëndësishëm për rajonin tonë, teksa kemi në duar një instrument të ri financiar që përshpejton afrimin ekonomik dhe social me Bashkimin Evropian – Planin e ri të Rritjes,” u shpreh Spiropali.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!