“Shqipëria mirëpret Samitin e NATO-s në 2027”, Meçe: Proces pozitiv për faktorizimin e vendit në arenën ndërkombëtare

schedule13:49 - 26 Gusht, 2024

schedule 13:49 - 26 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama zbuloi këtë në konferencën e ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” se Shqipëria do të jetë vendi mikpritës i Samitit të NATO-S në vitin 2027.

Në një lidhje me “Tirana Live”, analisti Arben Meçe e ka konsideruar këtë ngjarje, një proces pozitiv për faktorizimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Këto vitet e fundit Shqipëria është futur në axhendën e NATO-s. Çdo vit e më tepër po konfirmojnë faktorizimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Duhet të theksojmë që vitet e fundit kemi një rritje të numrit të turizmit në Shqipëri dhe kjo lidhet me reklamimin e Shqipërisë në botë dhe kjo është një pjesë shumë e rëndësishme.

Shqipëria është faktorizuar dhe ka prodhuar komoditet. Bërja pjesë e Shqipërisë në rrethet e veta lidhet me pozicionin që Shqipëria ka në NATO. Porti i Durrësit dhe ndërtimi i dy arenave të Gjadrit dhe Kuçovës, bëjnë që të rikonfirmojnë pozicion e Shqipërisë në interesat e NATO-s dhe Bashkimit Europian”.

Më tej, lidhur me forcimin e marrëdhënieve të vendit tonë me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, Meçe theksoi se ripozicionimi gjeopolitik është një pikë shumë e rëndësishme për vendin tonë

“Shqipëria ka një pozicion gjeografik shumë të favorshëm, me Italinë perëndimore, Greqinë dhe Turqinë në Lindje. Ky pozicion gjeografik i Shqipërisë njihet shumë mirë. Kështu që ky pozicion gjeopolitik është një nga pikat më të rëndësishme që rimidensionojnë Shqipërinë dhe në këtë pikë puqen interesat italiane, interesat turke dhe interesat greke me Shqipërinë”./abcnews.al