Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nesër do të vizitojë Athinën. Referuar aktualitetit dhe faktit që kjo është vizita e dytë brenda 6 muajve që kreu i ekzekutivit shqiptar zhvillon në Greqi menjëherë pas asaj në Turqi, e bën akoma më të rëndësishme.
Por si po interpretohet në Greqi? Në një lidhje me Skype në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu në “ABC”, gazetari Spyros Sideris nga “Indipendent Balkan News Agency” u shpreh se ndoshta Edi Rama do t’i sjellë kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis mesazhet e presidentit turk, Erdogan. Ai tha se zëdhënësi i shtypit të qeverisë në mëngjes nuk ishte në dijeni të kësaj vizite, ndërsa e lajmëruan disa orë më pas.
“Ndoshta do të duan një zgjidhje për çështjen detare. Ndoshta do të vijë Rama për t’i thënë Mitsotakis që të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë apo do i transmetojë një mesazh nga Erdogan. Për mua nuk është e çuditshme vizita” tha ai.
Por cili është komenti i tij për dekretin presidencial grek për cështjen e detit? “Po sigurisht është shumë i rëndësishëm për zonën detare, por këtu ndodh një gabim nga ana greke, është firmosur një marrëveshje por nuk u caktuan kufijtë në pjesën veriperëndimore, kemi problem me Italinë.
Lexo edhe: Rama në Athinë, mediat: Aleati “besnik” i Erdogan kërkon “pasaportë Evropiane” nga Greqia
Me Shqipërinë nuk kemi një marrëveshje, pra nëse vija detare mbyllet dhe nesër përcaktohet gjithçka sipas ligjeve ndërkombëtare atëherë shumë lehtë mund të gjejmë një zgjidhje, por me Italinë nuk ndodh kështu”.
Por, si është qëndrimi në Athinë, a e kushtëzon Greqia votën për Shqipërinë në BE me paktin për detin? “Unë besoj që nëse ana greke do që të firmosë një marrëveshje me Shqipërinë atëherë ajo do ta kishte bërë shumë vite përpara. Dicka nuk shkon këtu. Gjykata në Hagë ndoshta do të gjejë një zgjidhje.
Askush nuk mund ti thotë Mitsotakis që ai do të shesë, apo që Rama do të shesë të drejtat sovrane të detit, duhet të jemi më të qetë dhe serioz, sic shkroi Bushati në një artikull shumë të mirë” tha ai./ db/Abcnews.al