Shqipëria një sukses i zgjerimit të BE. Kështu u shpreh raporteri për Shqipërin ënë Parlamentin Europian, Andreas Shider një ditë para votimit të raportit për vitin 2025.
Në fjalën e tij, Shider tha se Shqipëria është favorite për tu anëtarësuar në BE, dhe vullneti i saj politik po e tregon këtë.
“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.” – tha ai.
Shider konfirmoi se negociatat e Shqipërisë do të mbyllen në fund të 2027. Tashmë jo një ëndërr, por një objektiv konkret dhe i arritshëm.
“Qëllimi duket të jetë që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, kjo të mos jetë një ëndërr, por një perspektivë realiste. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj integrimit evropian sepse të gjithë grupkapitujt e negociatave u hapën në 13 muaj. Kjo tregon gjithashtu se ky vullnet politik për reforma po jep rezultate. Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva. – shtoi ai.
Diskutimet në Parlamentin Europian, vijnë pasi Komiteti i Jashtëm miratoi më 5 maj raportin për Shqipërinë, që i jepte dritën jeshile për mbylljen e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin me të drejta të plota në vitin 2030./abcnews.al



