Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi komentoi në studion e ‘Tirana Live’ në ABC News, miratimin këtë të mërkurë të raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian.
Ai tha se Shqipëria ka hyrë tashmë zyrtarisht në një proces negociator me BE, me ritëm të shpejt po happen grup kapitujt kanë mbetur vetëm dy të fundit.
“Bëhet fjalë për një raport që është paralel me raportit e KE, që del cdo nëntor. PE ka marrë një rol më të madh se më parë. Roli dhe pesha e PE, që ndjek procesin e integrimit lidhet me ngritjen e komitetit parlamentar.
Pra kemi një format të dialogut parlamentar dhe nga ana tjetër reporter harton një raport për ecurinë e reformave.
Shqipëria ka hyrë tashmë zyrtarisht në një proces negociator me BE, me ritëm të shpejt po happen grup kapitujt kanë mbetur vetëm dy të fundit.
Ka një objektiv strategjik të hartuar nga vetë BE, e kanë shprehur se një nga objektivat do të jetë shtrirja e BE në Ballkanin Perëndimor
E gjithë kjo panoramë tregon një lloj dinamike të politikës së zgjerimit, që bën të mundur që Shqipëria të ketë një vlerësim 360 gradë nga të gjitha institucionet.” tha ai, ndërsa theksoi si pozitiv faktin që ky raport vjen pas një klimës postelektorale ku ndodhet vendi.
“Raporti sot ka rëndësinë e tij në kuadër të klimës postelektorale. Shqipëria ka një traditë fatkeqe, zgjedhjet gjithmonë shoqërohen me kundërshti. Do shohim raportin përfundimtar të OSBE ODIHR, tashmë që rinumërimi përfundoi do të kemi rezultatin final të zgjedhjeve dhe më pas do presim raportin final që do përbëjë edhe shtyllën kryesore edhe të progres raportit.” u shpreh ai.
Ndër të tjera Kamberi komentoi edhe deklaratat e Marta Kos një ditë më parë për Shqipërinë.
“Pjesa e shpejtësisë dhe epiteti që ka përdorur tregon se do ecim me shpejtësi të madhe. Duhet të ecim me një Ferrari që për dy vjet të përshpetojë disa prej reformave kryesore por edhe BE është i vetëdijshëm që Shqipëria nuk mund që në dy vjet të plotësojë shumë mangësi që ka, por do lihen si faza tranzitore pas anëtarësisë, sic ndodhi me Bullgarinë dhe Rumaninë.” u shpreh Kamberi.
Sa i takon dy grupkapitujve të fundit, Kamberi theksoi se Shqipëria duhet të ecë me shpejtësi, ndërsa theksoi se vendit mund ti lihen faza tranzitore pas anëtarësimit.
“Procesi pritet të shoqërohet me hapjen e tyre besoj para fundit të 2025, në atë moment Shqipëria se ka përmbushur fazën e parë, më pas i duhet të ecë me shpejtësi skëterrë që për dy vite të gjithë atë ritëm reformash duhet ti konsiderojë të plotësuara. Një pjesë mund ti përmbyllë edhe shumë shpejt, ajo që do mbeten janë disa kapituj me shumë rëndësi si themeloret, për drejtësinë, sigurinë, etj. Nëse Shqipëria po shkon drejt një procesi anëtarësimi, do pasqyrohet me standard të reja në mjedis, transport e shumë elementë të tjera, kjo është magjia që njerëzit presin. Nëse nuk do ishte BE shumë prej gjërave që kanë ndodhur nuk do kishin ndodhur asnjëherë”- përfundoi Kamberi./abcnews.al

