Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, me inflacion më të ulët në rajon”/ Bledar Shella: Performanca ekonomike pozitive, por risqet qëndrojnë!

schedule20:22 - 24 Nëntor, 2023

schedule 20:22 - 24 Nëntor, 2023

Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC, kryetari i Shoqatës shqiptare të bankave, Bledar Shella u ndal te inflacioni, kredidhënia, si edhe forcimi i lekut.

Gjatë intervistës, Shella sqaroi se Shqipëria ka normën e inflacionit më të ulët në rajon. Gjithashtu ai shtoi se turizmi ka ndikuar në forcimin e lekut.

“Ne kemi normë interesi bazë më të ulët se bankat e rëndësishme qendrore. Normat e interesit 10 vitet e fundit kanë qenë anomali. Norma 0% e 10 viteve të fundit është një anomali, e njëjta gjë edhe për lekut. Por mendoj që tani jemi kthyer në normalitet. Ndërkohë Bankat në Shqipëri nuk kanë frenuar kredidhënien. Në dy muajt e fundit ka edhe një rritje dhe kjo është një rritje e kënaqshme”, tha ai.

Kosto për huamarrësit;

Bledar Shella: Në 3 mujorin e parë kishte një frenim, por më pas u rikuperua pasi u kuptua që ka një realitet të ri dhe sa kohë që ka projekte që ka një normë kthimi më të lartë, atëherë ia vlen. Treguesi i kredive me probleme fatmirësisht është e qëndrueshme, kjo për disa arsye pasi kredidhënia ka qenë shumë më e shëndetshme dhe performanca ekonomike në Shqipëri ka qenë shumë pozitive. Gjithashtu ka ndikuar edhe kursi i këmbimit. Leku është forcuar rreth 15 %. Deri diku ka kompensuar efektin e rritjes së normës së interesit. Kjo rritje e shpejtë e lekut ka qenë deri diku surprizë, forcimi i lekut duket që është bazuar në element fondamental. Sa i përket ndikimit që ka pasur në sistemin bankar, ka qenë minimal, sa i përket kredive ka pasur ndikim pozitiv. Ndërkohë sektorët me kontributin më të lartë ka qenë turizmi apo edhe turizmi. Për ekonominë shqiptare jam optimist, por risqet qëndrojnë dhe do thoja që janë ato gjeopolitik, këtë e shoh si riskun më të madh për vitin e ardhshëm. Sfidat e sektori bankar shkojnë në një linjë me ekonomikë dhe risku kryesor do të thoja është ai gjeopolitik dhe risku i dytë mbetet të shohim situatën e kredive edhe pse unë besoj se situata do të jetë shumë pozitive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!