Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se në 24 orët e fundit janë raportuar 698 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë, 26 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 6152 viktima.
Ndërsa numri i pacientëve të trajtuar në intubim janë 299, prej të cilëve 67,2 % janë burra.
Infektimet e reja në Greqi janë ulur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në sajë edhe të masave të marra si edhe nisjes së vaksinimit.
Ndryshe nga Greqia, Shqipëria me 1/4 e popullsisë së saj numëron çdo ditë më shumë se 1 000 raste duke na renditur në një ndër vendet me nivelin më të lartë të infektimeve në raport me popullsinë. /abcnews.al

