Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB, Krisafi: Ka ndryshuar roli dhe pozicioni jonë në organizatat ndërkombëtare

schedule13:55 - 20 Shtator, 2023

schedule 13:55 - 20 Shtator, 2023

Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB për herë e dytë, e sot pritet që kryeministri Edi Rama të drejtojë një mbledhje të rëndësishme.

Për të folur për këtë, në studion e Tirana Live, ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ksenofon Krisafi.

Ai e cilësoi Këshillin e Sigurimit si një nga organizatat më të rëndësishme në SHBA, duke shtuar se detyra kryesore e saj është, ruajtja e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.

Ish-ambasadori u shpreh se pjesëmarrjen e Shqipërisë në përgjithësi në këtë organizatë do të cilësonte si ngjarje, madje edhe si festë.

“Unë do ta quaja në përgjithësi praninë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, aq me tepër marrjen e kryesisë si një ngjarje, madje si festë.

Kanë qenë disa kohë kur Shqipëria jonë, trokiste fuqishëm në zyrat e organizata ndërkombëtare për anëtarësim dhe dera e përplasej në fytyrë.

Ja ku jemi sot, Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit. Ku rëndësia më e madhe e kësaj organizate është ruajtja e paqes” tha fillimisht ish-ambasadori.

Më pas Krisafi, tregoi historinë e Shqipërisë me organizatat ndërkombëtare, duke e nisur që nga 1920 kur Shqipëria me shumë vështirësi u pranua në organizatën e Lidhjes së Kombeve të Bashkuara, por edhe pse roli i saj ishte ruajtja e vendeve anëtare në 1939 vendi ynë u pushtua nga Italia Fashiste.

Më pas erdhi anëtarësimi në OKB, sërish me shumë vështirësi dhe për shumë kohë roli i saj në këto organizata ka qenë më së shumti fiktiv se sa real.

Unë thash pak më parë kur ishin kohëra kur Shqipëria nuk pranohej. Do ta nis në 1920, lidhje ne kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria si një shtet pa probleme nuk pranohej, mirëpo për një rastësi të zhvillimeve rajonale dhe me gjerë , Shqipëria u pranua.

Shqipëria në 1939 u sulmua nga Italia fashiste. Megjithatë Shqipëria nuk hoqi dorë nga anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare, duke e cilësuar si një gjë të rëndësishme.

Pas kësaj Shqipëria tentoi  të anëtarësohej në OKB. 10 vjet përpjekje për t’u bërë anëtare  e kësaj organizate,  vetëm në dhjetor 1955 Shqipëria u anëtarësua.

Në fillimet e veta, vendi i Shqipërisë dhe roli i saj, ishin më shumë fiktive, sipërfaqësor, sesa reale. Megjithëse ka pasur disa kohë kur Shqipëria ka dalë në evidencë në OKB.

Pas përmbysjes së komunizmit, Shqipëria e gjen veten e saj në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në OKB”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!