Shqipëria kërkesë për herë të dytë Turqisë për ekstradimin e Dritan Rexhepit

schedule11:09 - 22 Nëntor, 2023

schedule 11:09 - 22 Nëntor, 2023

Kur kanë kaluar dy javë nga arrestimi I Dritan Rrexhepit autoritetet shqipatare kanë mbyllur dosjen për ekstradimin e tij nga Turqia në vendin tonë.

Ministria e Drejtësisë i ka dqërguar ministrisë së jashtme kërkesën për ekstradim të Rrexhepit për dy ngjarje të rënda kriminale ajo e vrasjes së 2 punonjësve të policisë në vitin 1998 dhe së fundimi rrëmbimi dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.

I njohur edhe si  “baron i drogës” Rrexhpi u arrestua në një vilë luksoze në Stamboll. Ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia ku është i dënuar me disa vite burg.

Edhe autoritetet italiane janë në garë për ekstradimin Rexhepit që e cila ndihmoi autoritetet turke në gjurmimin e Rexhepit dhe më pas në arrestimin e tij në një vilë në periferi të Stambollit.

Ndërsa procesi që po mbahet në mungesë në gjykatën e posaçme ndaj Rrezxhepit për rrëmbimin e Jan Prengës nuk u zhvillua javën e kaluar për shkak se prokuroria kërkoi kohë për ta njoftuar.

Më herët është denuar me burg për jetë Festim Bexhdili kopshtari i kompleksit Golden Resort ku u mbajt peng Jan Prenga si dhe me tre vite burg menaxheri i resortit Olsi Turja. Sipas spak rrexhepi urdhëroi rrëmbimin e Prengës pasi vëllai I tij Astrit Prenga vodhi një sasi prej 256 kg kokainë në një port në Angli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!