Shqipëria i jep energji për festa Kosovës, Balluku jep detaje: Do e kthejë kur të ketë mundësi

schedule13:24 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 13:24 - 29 Dhjetor, 2021

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku pas mbledhjes së qeverisë mesditën e sotme ka dhënë detaje në lidhje me energjinë e ofruar për Kosovën gjatë dy ditëve të festës së vitit të Ri.

Balluku në fjalën e saj ka bërë me dije se energjia do të merret nga rezervat dhe do të jepet Republikës së Kosovës datën e 31 dhjetorit dhe 1 janarit si një mënyrë për të mos lënë pa energji gjatë këtyre ditëve festive.

Sipas saj energjia Kosovës energjia do i jepet pa pagesë dhe do të kthehet kur të gjendet mundësia dhe Shqipëria të ketë nevojë.

Situata energjitike është një krizë ndërkombëtare dhe vendi ynë ndodhet në një sfidë të vështirë por ajo që ka kërkuar kryeministri Rama dje është që ministria të gjejë çdo lloj mundësie për të ndihmuar me datën 31 dhjetor dhe 1 janar Kosovën për të bërë të mundur që ato të kenë energji elektrike, Ne do të përdorim rezerva tona dhe do të vijojmë me depozitimin e energjisë nga ora 07:00 e datës 31 dhjetor deri më 1 janar të orës 24:00, dhe Kosova do të mund të na e kthejë kur të ketë mundësi dhe jo kundrejt pagesës. Do jetë mishelim i rezervës hidrike nga Kaskada e Drinit pir dhe mund të blejmë”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!