Pas takimit, presidenti Begaj dhe homologu i tij kroat, Zoran Milanoviç kanë dalë në konferencë për mediat.
Në fjalën e tij presidenti i Kroacisë theksoi faktin Shqipëria ka bërë shumë progres, por fatkeqësisht institucionet e BE nuk po reagojnë si duhen.
Sipas tij situata është Absurde, pasi Shqipëria është futur në NATO së bashku me Kroacinë dhe pas kaq shumë vitesh, ende nuk e ka bërë hapin e parë për anëtarësimin në BE.
“Jam dëshmitar i përparimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet në këto 20 vite. Fatkeqësisht ky progres nuk është përcjellë si duhet me reagime nga BE, nga NATO po.
Dua të them diçka që kam thënë në vitin 2012, Shqipëria kishte 3 vite që ishte pjesë e NATO, me BE tentonte me vështirësi të shumta të niste disa biseda, por asgjë nuk po ndodhte.
Në atë vit Serbia dhe Mali i Zi kishte avancuar në negociata, ndërsa për Shqipërinë s’po ndodhte asgjë. Situatë absurde.
Dhe sot tani duke disi absurde, duke sikur kemi një problem. Një shtet i ndërtuar që të jetë anëtar i NATO dhe siç e përsërisim të gjithë është organizata me e avancuar demokratike dhe Shqipëria aty e ka vendin e saj.
Jemi futur së bashku në këtë aleancë dhe më pas avancimi në një tjetër aleancë sic është BE, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë as hapin e parë. Duket sikur është e pasinqertë, nuk është tërësisht sic duhet.
Pas 11 vitesh kemi lëvizur pak, por jo aq duhet, kjo flet shumë për BE. Shpresoj që edhe të tjerë që e shohin këtë gjë të flasin, por kam frikën se të tjerë e shohin, por nuk flasin” tha ndër të tjera Milanoviç.

