Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria hap kapitujt e fundit/ Integrimi, BE kërkon pozicionin negociues të Shqipërisë

schedule18:12 - 11 Qershor, 2025

schedule 18:12 - 11 Qershor, 2025

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar presidencen polake që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.

Këto grupkapituj përfshijnë politikën e transportit që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore, sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së, rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane.

Konferenca e gjashtë për këtë grupkapitull do të mbahet përgjatë këtij muaji. Ndërkohe deri më tani janë celur negociatat për Themeloret, Marrëdhënit me Jashtë, Tregu i Brendshëm, Rritja dhe Konkurueshmëria Gjithëpërfshirëse.



Ambicia e qeverisë është që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota brenda 2030 por komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka qenë optimiste për anëtarësimin e vendit tonë brenda 2029.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!