Shqipëria hap ambasadën në Kiev/ Ambasadori i Ukrainës: Impuls i shtuar në marrëdhëniet tona dypalëshe

schedule17:30 - 9 Tetor, 2024

schedule 17:30 - 9 Tetor, 2024

TIRANË– Shqipëria pak ditë më parë hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë. Ambasadori i Shqipërisë në Kiev, Ernal Filo i ka dorëzuar letrat kredenciale zv/ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Yevhen Perebijnis.

Ky hap diplomatik i Shqipërisë u komentua nga ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Gjatë një interviste në “Balkan Update” në ABC News me gazetaren Linda Karadaku, tha se kjo do të ndikojë për të krijuar një impuls të shtuar në marrëdhëniet diplomatike mes Ukrainës dhe Shqipërisë.

“Jam shumë i bindur se është një gjë e rëndësishme që ka kryer Shqipëria, kjo do të ndikojë në një impuls në marrëdhëniet tona dypalëshe. Edhe nga ana simbolike është e rëndësishme, që Shqipëria hap ambasadën në një kohë të tillë. Ne i kemi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe marrëdhënie të tilla do vijojnë në drejtime të ndryshe, Në Ukraine jetojnë në dy qytete minoritete dhe zëri I tyre ka nevojë të dëgjohet”, tha ai./ abcnews.al