“Shqipëria është vendi më i bekuar për hebrenjtë”, Dervishaj: Ka shpëtuar më shumë se 3 mijë e 700 veta

schedule13:38 - 27 Janar, 2025

schedule 13:38 - 27 Janar, 2025

Ish drejtori Kombëtar i Ambasadës Ndërkombëtare të Jerusalemit dhe bashkëthemelues i Shërbesës “Beko Shqipërinë dhe Izraelin”, Gentian Dervishaj ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Në një lidhje me Skype për “News Line”, ai u shpreh se duhet të rikujtojmë paqen siç ndodhi pas luftës. Sipas Dervishajt, duhet forcë e madhe që të rikthehesh si i mbijetuar dhe të vazhdosh jetën.

“Është e vërtetë e rëndësishme ta kujtojmë historinë, çfarë ka ndodhur dhe si janë faktet. Faktet janë me të vërtetë të forta, por ne duhet të vazhdojmë të mësojmë që jeta vazhdon, duhet të krijojmë paqe midis njëri-tjetrit dhe të vazhdojmë përpara, siç ndodhi pas luftës. Por duhet kujtuar është një dhimbje e madhe dhe kjo është një histori sot.

Duhet të kuptojmë që Europa humbi shpirtin e saj. Të gjithë i urrenin dhe i dehumanizuan komplet hebrenjtë në atë kohë. Të kthehesh atje dhe të kujtosh se çfarë dhimbje të madhe kaloi ky popull i shpërndarë në të gjithë botën, është një gjë shumë për t’u mbajtur mend, për t’ia kujtuar brezave dhe për ta vendosur në histori. Pra, të kthehesh si i mbijetuar nga ai vend është një mrekulli, që shikon jo vetëm mbrapa, por edhe përpara gjithashtu”.

Sakaq, ai theksoi se Shqipëria është vendi më i bekuar për hebrenjtë, pasi ka shpëtuar më shumë se 3 mijë e 700 veta në atë kohë.

“Hebrenjtë që jetojnë në Shqipëri dhe e shikojnë si vendin e tyre më të bekuar në këtë kohë, pasi ka një antisemitizëm mjaft të madh në mbarë botën dhe Europën. Ata e shikojnë Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm, për shkak të natyrës së shqiptarëve. Unë besoj që kultura dhe nderi që ne kemi në zemrën tonë, na ka vendosur në një pozitë në çdo kohë të historisë dhe në kohë më të errët të Europës, dhe ku çdo institucion laik, fetar në atë kohë e humbi humanizmin, duke i vrarë, por shqiptarët qendruan duke i shpëtuar. Në atë kohë, thuhet se më shumë se 3 mijë e 700 veta janë shpëtuar nga Shqipëria. Unë mendoj që shqiptarët kanë kryer një bekim aq të madh në atë kohë, sa që i kanë dhënë shembull botës, që duhet të qendrojmë për të afërmit, duhet të shpëtojmë atë që në një ligësi kaq të madhe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!