“Shqipëria, e para e klasës”/ Deliu: Progres në hapjen e grupkapitujve, vendi i ka bërë detyrat

schedule13:17 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 13:17 - 18 Dhjetor, 2024

Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu thotë se Shqipëria ka bërë progres në hapjen e grupkapitujve, lidhur me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për “News Line” në ABC News, Deliu u shpreh se vendi i ka bërë detyrat dhe është partnere e denjë për të qendruar krahas Bashkimit Evropian.

“Është edhe pozitiv fakti që kemi të bëjmë me një komision të ri. E kanë filluar punën me këtë zhvillim, me një vëmendje të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Në fakt, e humbëm pak kohën, pas hapjes së negociatave më 2022. Në 2024 e kapëm ritmin dhe për dy muaj në arritëm të hapnim dy grupkapituj. Jemi në përgatitje të mirë dhe kemi bërë progres të mirë. Grupkapitulli 3 lidhet me marrëdhëniet rregtare, ndërsa grupkatilli 6 lidhet me marrëdhëniet e sigurisë, fokusi është të politika e jashtme e BE. Shqipëria është 100 përqind e përafruar, kemi qenë model edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia ka problematika në këtë fushë, ndryshe nga ne, që jemi të parët. Është lajm i mirë edhe zhvillimi i këtij samiti. BE i ka intensifikuar takimet, agjenda duket interesante. Me një komision të ri, me një president të ri të këshillit, ëstë momentum i rëndësishëm për t’u njohur me këta figura të reja të BE, që Shqipëria është një vend që e ka seriozisht procesin e integrimit dhe është aty për të bërë të gjitha detyrat”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!