Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria e kërcënuar nga… “/ Mema: Irani përshkallëzoi konfliktin. Mund të ketë sulme në Europë nga celulat iraniane

schedule18:53 - 2 Mars, 2026

schedule 18:53 - 2 Mars, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema tha se eliminimi i Liderit Suprem është një lajm i mirë për amerikanët dhe për botën. Sipas tij, konflikti pritet të zgjasë, ndërsa Irani ka zgjedhur ta përshkallëzojë përplasjen duke goditur aleatët e SHBA-së në rajon. Mema paralajmëroi se mund të ketë pasoja edhe në Europë, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike dhe grupet që mund të krijojnë destabilitet.

“Eliminimi i Liderit Suprem është lajm i mirë për amerikanët, por edhe për gjithë botën. Ka një arsye pse edhe Trump doli me një deklaratë; është një situatë e paprecedentë.

Ky konflikt do të zgjasë dhe do të ketë ndikim në cmime. Trump u ndje i detyruar të dalë në deklaratë. Në momentin që nis konflikti, është e vështirë të parashikosh pasojat. Irani është përgatitur për këtë moment dhe ka zgjedhur ta përshkallëzojë konfliktin duke sulmuar edhe aleatët e SHBA në rajon.



Irani e ka përshkallëzuar konfliktin dhe jam i sigurt që edhe në Europë mund të ketë sulme nga celula të lidhura me të. Shqipëria kërcënohet ndjeshëm, pasi ka qenë në fokus të sulmeve kibernetike, dhe brenda vendit ka grupe që mund të krijojnë probleme dhe konsiderohen si armiq të regjimit. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse konflikti mund të zgjasë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!