Shqipëria e Beqirit thyhet sërish me penallti, na mposht Gjeorgjia

schedule15:55 / 27/02/2020

Shqipëria U16 thyhet sërish nga penalltitë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri barazuan 1-1 me Gjeorgjinë U16 dhe më pas fituesi u vendos pas gjuajtjes së 11-metërshave. Miqtë nga Gjeorgjia ishin më të saktë, duke kthyer katër prej penalltive në gol, ndërkohë nga djemtë tanë, që shënuan dy herë.

Gurtskaia ndëshkoi kuqezinjtë e vegjël gjashtë minuta nga nisja e lojës, ndërkohë që goli i barazimit u shënua në minutat shtesë. Melsi Cereni ndëshkoi Gjeorgjinë dhe barazoi shifrat, duke e çuar ndeshjen në penallti.

Kjo përballje u luajt në kuadër të “UEFA Development Tournament U-16”. Shqipëria U16 kishte luajtur më parë me Lituaninë, në një ndeshje që përfundoi në barazim 2-2 dhe kuqezinjtë më pas e humbën me penallti. Skuadra e Beqirit ka edhe një takim për të luajtur, kundër Algjerisë më 1 mars. Takimi nis në orën 14:00.

SHIPËRIA U16: Biba (Deda 60′), Cela, Stafa (Zabeli 68′), Merkaj, Abazaj, Deda, Kote (c), Halilaj (Arifi 65′), Neziri, Hysa (Cereni 68), Toma (Ndreu 60′).

schedule15:55 / 27/02/2020