Shqipëria e Beqirit e katërta, na mund Irlanda në finalen e vogël

schedule15:19 - 21 Janar, 2020

schedule 15:19 - 21 Janar, 2020

Mbyllet “Mercedes Benz Aegean Cup” dhe Shqipëria u mposht 0-3 në finalen për vendin e tretë nga Irlanda. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri nuk kanë rezistuar dot ndaj bashkëmoshatarëve të tyre britanikë, duke pësuar që në minutën e 20-të.

Në fillimin e pjesës së dytë irlandezët kanë realizuar edhe golin e dytë, ndërkohë që e kishin ruajtur një edhe për në fund të takimit. Trajneri Beqiri kishte rreshtuar nga fillimi këta lojtarë: Simoni, Halili, Cela, Stafa, Pano, Kote (kapiten), Kacanolli, Beluli, Tahiri, Miftari dhe Selimi.

Gjatë ndeshje u aktivizuan edhe të tjerë lojtarë, si Cereni, Deda, Lenja, Musai, Kraja, Bajraktari. Shqipëria e mbyll në vend të katërt turneun e zhvilluar në Turqi, që e nisi me dy fitore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës (të dyja me rezultat minimal 1-0). Veç Irlandës, më parë e ka mposhtur edhe Korea e Jugut. /abcnews.al