Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria drejt tregut energjetik të BE/ Komuniteti Europian i Energjisë vlerëson kuadrin ligjor dhe transparencën

schedule13:03 - 18 Mars, 2026

schedule 13:03 - 18 Mars, 2026

Tregu energjitik shqiptar ka avancuar duke u përafruar plotësisht me standartet e tregut energjitik të Bashkimit Europian. Vlerësimi është bërë nga Komuniteti i energjisë i cili në një raport për vitin 2025 thekson se vendi jonë ka kuadrin ligjor më të plotë në rajon për kontrollin e tregut të energjisë dhe shmangien e abuzimeve në kurriz të qytetarëve.

Në raport vlerësohet  se Enri Rregullator i Energjisë ka kompetenca ligjore për të hetuar abuzimet e mundshme në tregun e energjisë dhe të vendose penalitete në rast të konstatimit të shkeljeve.

Ndryshe nga disa vende të rajonit  ku nuk ka qartësi të  detyrave të intstitucioneve duke ndikuar direkt në transparencën e tregut.



Në Bosnje hercegovine apo  Serbi   kompetencat e institucioneve për monitorimin e tregut të energjisë konsiderohen  të kufizuara duke vonuar hetimet në rast të shkeljeve  të ndryshme .

Dokumenti i Komunitetit të Energjisë  vlerëson progresin e vendeve të tjera të rajonit në përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian që synojnë të rrisin transparencën dhe të parandalojnë praktika të tilla si manipulimi i çmimeve apo rastet e mos-publikimit të informacionit të brendshëm që mund të ndikojë në çmimet e energjisë. Sipas raportit, nga 10 vendet e analizuara, gjashtë prej tyre: Shqipëria, Gjeorgjia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina, e kanë përfshirë plotësisht rregulloren në legjislacionin kombëtar.

zbatimi i plotë i rregullores për Integritetin dhe Transparencën e Tregut të Energjisë m  shihet si një  një element i rëndësishëm për funksionimin e tregjeve të liberalizuara të energjisë, pasi synon të rrisë transparencën e transaksioneve dhe të parandalojë manipulimin e çmimeve në tregjet e energjisë elektrike dhe gazit.

Ky kuadër ligjor është pjesë e kuadrit rregullator të Bashkimit Europian për tregjet e energjisë  dhe ka rëndësi  duke qenë pjesë e procesit të integrimit me tregun energjetik europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!