Shqipëria do të marrë 700 mln euro borxh

schedule15:14 - 13 Tetor, 2021

schedule 15:14 - 13 Tetor, 2021

Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrij në 80% gjatë këtij viti  duke rezultuar më i larti në rajon.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se  ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Lexo edhe: Ibrahimaj: Pagat do vazhdojnë të rriten në mandatin e tretë

Ministrja hodhi poshtë akuzat e opozitës se shqiptarët po varfërohen për shkak të rritjes së çmimeve.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare  për të marrë një borxh për të pestën herë./ Abcnews.al