Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020. Mesazhi urues është bërë nëpërmjet një postimi në tëitter i cili është shpërndarë edhe nga selia diplomatike e ambasadës amerikane në Tiranë.
Ne shpresojmë që të mbështesim Shqipërinë, pasi ajo të marrë këtë rol vendimtar- thuhet në reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë u mblodh në takimin e përvitshëm në Romë ku miratoi kandidaturën e Shqipërisë, për të kryesuar organizatën në vitin 2020. /abcnews.al