Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria destinacion për pranverën/ Mirror: Mundësi për ecje në natyrë dhe eksplorim plazhesh

schedule14:05 - 9 Prill, 2026

schedule 14:05 - 9 Prill, 2026

Shqipëria është një ndër 4 vendet  më interesante për tu eksploruar gjatë pranverës në rajon. Rekomandimi vjen nga e përditshmja britanike Mirror e cila thekson se vendi i vogël ballkanik krenohet me bregdete të gjalla dhe histori e kulturë të pasur. Ka shumë kështjella dhe vende arkeologjike, si dhe mundësi për ecje në natyrë dhe plazhe mesdhetare paqësore e të qeta.

Ekspertët e pushimeve thonë se Shqipëria ende nuk është  zbuluar plotësisht nga turistët   por ka  një vijë bregdetare që duket si Greqia, por me çmime mjaft të përballueshme.

Klima në Shqipëri shkruan Mirror është shumë e mirë përgjatë pranverës me temperature rreth 20 gradë dhe pa flukse njerëzish  Çka e bën një vend vërtet tërheqës.



Shqipëria sipas Mirror është e arritshme falë fluturimeve direkte  që çmime që nisin nga 175 paund për person dhe me akomodimin me kosoto të përballueshme në hotele

Nisur nga kjo prestigjiozja britanike rekomandoon se  për një pushim të lirë dhe me diell në plazhin evropian, që është gjithashtu një perlë e fshehur, është më lirë se fundjavat e shumicës së njerëzve në shtëpi.

Shqipëria renditet përkrah vendeve  si Turqia ,Qiproja dhe  Malta .Shqipëria ka pritur mbi 1 milion e 600 mijë turistë në tre muajt e parë të këtij vitit ndësa pritshmëritë e operatorëve turistikë janë për një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve gjatë verës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!