Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria destinacion për evropianët/ Express: Plazhe të mrekullueshme me kosto të përballueshme

schedule14:04 - 7 Prill, 2026

schedule 14:04 - 7 Prill, 2026

Plazhet e Shqipërisë janë transformuar në një destinacion të rëndësihëm për turistët evropinë.Media britanike Express shkruan se ujërat ngjyrë bruz të Shqipërisë dhe plazhet me rërë përgjatë bregdetit Jon ofrojnë një “arratisje luksoze dhe relaksuese të ngjashme me Maldivet ”, por shumë më të arritshme për britanikët. Në një kohë që kostot janë rritur ndjeshëm turistët britanikë të cilët janë në kërkim të alternativave që ofrojnë pushime verore me buxhet të kufizuar po heqin dorë nga destinacionet e shtrenjta dhe po zgjedhin vendpushime më të përballueshme.

Sipas ekspertëve të udhëtimit përtej bukurive të bregdetit në jug të vendit dhe çmimet e përaballueshme udhëtimi zgjat vetëm pak orë.

Express shkruan se fluturimi drejt Shqipërisë zgjat më pak se tre orë nga Londra, krahasuar me udhëtimin në Maldive, që shkon deri në 12 orë dhe biletat gjithashtu variojnë nga 600 deri në 1200 paund, ndërsa ato për në Shqipëri janë mes 100 dhe 130 paund.



Shqipëria po tërheq turistë nga e gjithë bota falë peizazheve të saj mahnitëse.

Ndërsa tashmë me pasigurinë e udhëtimeve ndërkombëtare në këtë moment, eksplorimi i destinacioneve të bukura më afër Britanisë së Madhe mund të duket si një zgjedhje më e sigurt, veçanërisht për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë  dhe përballë rrezikut të anulimeve të paparashikueshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!